TË FUNDIT

Ministrja Shahini tregon  se çfarë do të bëhet me plagjiaturat

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, bëri me dije sonte shitja e librave në universitete dhe plagjiaturat në punimet shkencore do të shihen nga një grup i veçantë, drejtuar nga Ministria e Arsimit.

“Më kanë pyetur një grup studentësh nga Shkodra sesi do të goditet fenomeni i plagjiaturave në universitet, e ata thanë se vetë grupet e punës brenda universitetit nuk mund të godasin veten. Iu kam thënë se ne si Ministri e Arsimit nuk mund të ndërhyjmë dot si policë. Ne kërkojmë nga studentët që të jenë të pranishëm në konferencat ku do të shihen plagjiaturat. Duam ndihmën e studentëve edhe në shitjen e librave nga pedagogët. Në rast se ka denoncim nga studentët ne do të veprojmë. Inkurajojmë studentët. Denoncimet ju lutem të bëhen me prova dhe ne do të veprojmë”, tha ministrja e Arsimit. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat