Bashkimi Evropian (BE) ka sjellë vendim për paisjen e re, të cilën të gjitha automjetet në Union deri në vitin 2022 duhet ta instalojnë në sistemin e kufizimit të shpejtësisë.
Komisioni Evropian (KE) njoftoi se në negociatat mes Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian është arritur marrëveshje për shfrytëzimin e teknologjive të reja të sigurisë në automjete.
Sipas rregullave të reja, në vendet anëtare të BE-së nga viti 2022 automjetet duhet të kenë të instaluar pajisjen shtesë të sigurisë, si frenat automatike për situata emergjente, kufizim të shpejtësisë, sistemin e kontrollit të ngasjes në korsi dhe detektorit të gjumit si dhe kamerës me sensor për parkim. Qëllimi i këtij vendimi është që në masë të madhe të ulin numrin e aksidenteve.
Përveç kësaj, në automjete do të instalohet kutia e zezë e cila do të incizojë të dhënat gjatë aksidenteve, në mënyrë që të gjitha detajet të konstatohen më lehtë.
BE thotë se plani mund të ndihmojë në shmangien e 140,000 aksidenteve të rënda deri në vitin 2038 dhe synon të zvogëlojë vdekjet në rrugë deri në vitin 2050./real-news.tv/

