TË FUNDIT

Parlamenti Evropian voton në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën

Parlamenti Evropian ka votuar sot në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon përmes një postim në Twitter, tha se tani i takon Këshillit Evropian të bëjë punën e tij.

“Shumica kanë votuar në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. I bëjmë thirrje Këshillit Evropian të veprojë TANI”, është shprehur ajo.

Parlamenti Evropian ka diskutuar për këtë çështje të mërkurën mbrëma dhe në mesin e diskutimeve mes përfaqësuesve evropianë, ka pasur dallime të qarta në qëndrime për këtë çështje./real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat