TË FUNDIT

U aksidentua me motor, ndërron jetë pas 6 ditës 18-vjeçari

18-vjeçari Arbër Lybershari u aksidentua para 6 ditësh me një motor në Sarandë, por ditën e sotme ai ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në kryeqytet.

I riu nuk ka mundur t`i shpëtojë plagëve të rënda në trup.

Kujtojmë që 18-vjeçari është përplasur me një shtyllë duke devijuar rrugën në Turizëm-Kanali Cukës.

Ai ra në gjendje kome dhe menjëherë u dërgua më helikopter nga Saranda drejt Tiranës, por që fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat