Pas vrasjeve të ditëve të fundit, shefi i Komisariatit të Shkodrës, Vasil Çela është shkarkuar sot nga detyra. Burime bëjnë të ditur se Vasil Çela është zëvendësuar nga Lorenc Meta, i cili do të jetë nga sot shefi i Komisaritit të Shkodrës.
Dy ditë më parë u shkarkua edhe drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimaj.
Lleshaj tha se ndryshimet në policinë e Shkodrës vijonë për t’i dhënë një impuls të ri punës dhe për të goditur përfundimisht krimin në Shkodër.

