TË FUNDIT

Vrau 5 persona, burg përjetë shqiptarit

Është dënuar me burgim të përjetshëm Mane Driza, i quajtur si Tony Montana për vrasjen e 5 persona.

Driza kujtohet për vrasjen e mikut të tij në vitin 1999, të cilin e theri me një thikë në Londër.

Gjithashtu, ai ka kryer vrasje të tjera në Itali dhe Shqipëri.

Si fillim, ai do bëjë 30 vite burg në Siçili, ku më pas do zhvendoset për në Britaninë e Madhe ku do vijojë me dënimin e burgut përjetë.

“Tony Montana” shqiptar ka vrarë në ’97-ën babë e bir në fshatin Bishan të Shqipërisë, ndërsa në Itali ka vrarë dy persona të tjerë.

Vrasjet në Itali i ka kryer në Siccili në një bar si pasojë e një konflikti./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat