Një makinë e transportit të vlerave monetare ka rënë pre e grabitjes në Rinas.
Mësohet se autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi tatimor”.
Grabitësit kanë hyrë brenda perimetrit të sigurisë së pistës dhe kanë grabitur paratë nga një makinë e transportit të vlerave monetare.
Sipas informacioneve të para nga policia, mësohet se ata kanë qenë të veshur me rroba ushtarake.
Gjatë grabitjes raportohet se ka pasur të shtëna me armë dhe dyshohet për një të vdekur, i cili është një nga rojet private.
Policia ka bllokuar aksin rrugor Rinas-Valias dhe ka ngritur postblloqe të shumta.
Po ashtu në të gjithë kryeqytetin dhe rrugët hyrëse e dalëse me Tiranën janë ngritur postblloqe nga policia.
Po kështu dyshohet se autorët u larguan në drejtim të Fushë-Krujës.


