Një makinë e transportit të vlerave monetare ka rënë pre e grabitjes në Rinas gjatë ditës së sotme.
Pak minuta më parë, policia ka publikuar një informacion paraprak lidhur me ngjarjen.
Mësohet se i vrarë ka mbetur njëri prej grabitësve të parave që u vodhën sot në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
Gjithashtu, bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në pistën e avionit, ku më pas është përhapur edhe zjarr.
Policia ka vendosur në dispozicion një helikopter për gjetjen e autorëve të grabitjes në Rinas, si dhe janë angazhuar gjithashtu forcat policore si RENEA dhe FNSH.
Ndërkohë, ende nuk dihet shuma e parave që u grabit ditën e sotme./real-news.tv



