TË FUNDIT

Aksident tragjik në Shkodër, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku mbetën të vdekura 2 gra, si dhe 5 të tjerë u plagosën.

Mësohet se ngjarja ndodhi në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në Krye Bushat, ku dy automjete u përplasën me njëra tjetrën.

5 të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku edhe po marrin shërbimin mjekësor.

Të lënduarit janë: Emanuela Perjaku, Jak Perjaku, Pjeter Zefi, Beta Mata dhe Lufti Kubaçi.

Ndërkohë, identiteti i viktimave nuk dihet ende, por policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit të rëndë dhe fatal në Shkodër./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat