TË FUNDIT

E rëndë në Berat, bie nga ballkoni i shtëpisë 45-vjeçarja

Një grua 45-vjeçare ka rënë ditën e sotme nga ballkoni i shtëpisë së saj në katin e dytë të një pallati. Mësohet se 45-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka pësuar dëmtime të shumta dhe të mëdha në shtyllën kurrizore dhe jo vetëm.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin ‘Poshnje’ në Urë Vajgurore, ku Zamira Xhaxhaj mbeti pa ndjenja pas aksidentit.  Ambulanca mbërriti menjëherë në vendndodhje për të transportuar të lënduarën, si dhe policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ende nuk dihet shkaku i rënies nga balloni i 45-vjeçares./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat