Grupi hetimor ka sekuestruar një tjetër provë që do t’i ndihmojë të zbardhin grabitjen e ndodhur në Rinas të martën.
Në Tapizë është gjetur një dorezë. Doreza është marrë për t’u analizuar nëse do të gjenden elementë që e lidh me autorët e grabitjes. Për të parë nëse do të jetë një provë e vlefshme për dosjen që po hetohet priten analizat.

