TË FUNDIT

A do e bëjë vajza e saj vaksinën anti-COVID? Ministrja Manastirliu jep përgjigjen ‘befasuese’

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka qenë dje e ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’ për situatën e Covid-19 ku u është p,ërgjigjur pyetjeve nëse vajza e saj adoleshente do e bëjë vaksinën.

Manastirliu tha se do ia bëjë vaksinën sapo të fitojë imunitetin natyral pasi në dhjetor ishte e infektuar me Covid-19.

“Fëmijëve të mi, ashtu sic janë bërë vaksinat në bazë të kalendarit të vaksinimit dhe nënat nuk hezitoijnë të bëjnë vaksinat fëmijëve të tyre, edhe ajo kundër Covid është vaksinë që duhet bërë. Unë kam dy vajza.

Vajza e madhe sapo ka mbushur 16 vjec në fund të dhjetorit dhe përkoi në një javë sapo kaloi dhe Covid. Sapo të mbushen ditët nga fitimi i imunitetit natyral, nuk do të hezitoj që ta bëj. Ndërsa vajza tjetër është 12 vjec por deri tani sugjerohet se duhet ta bëjnë vaksinën +12 vetëm ata fëmijë që kanë probleme imunitare”, tha Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat