Kreu i PD ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në “ABC-ja e Mëngjesit’ në një lidhje ‘skype’, ku gjatë diskutimeve nuk kanë munguar as batutat me moderatorin Enkel Demi.
Ky i fundit e ka pyetur nëse edhe Rama do të votojë numrin 9 duke pasur parasysh se ka bërë disa herë thirrje për bashkëpunim me Bashën.
Megjithatë Basha ka thënë se Rama s’do e votonte kurrë numrin 9 të Partisë Demokratike.
“Njësoj si shqiptarët ai e ka kuptuar se do te humb te dielën. Jo nuk voton ai për 9. Nuk ka ndryshim për të larguar Edi Ramën. Kishte më shumë pushtet se të gjithë dhe nuk mbajti premtimet.”

