A do ketë më përmbytje? Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

Screenshot_3-11.jpg

“Rreziku nga përmbytjet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të ulet përgjatë pjesës së dytë të ditës së sotme dhe nuk priten përmbytje të tjera në ditën e nesërme”, njofton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Ndërsa temperaturat do jenë:

në bregdet: 17 / 24 °C

në vendet e ulëta: 16 / 25 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C.

Njoftimi i IGJEUM:

RESHJET

Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25) priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Rreziku nga përmbytjet në qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të ulet përgjatë pjesës së dytë të ditës së sotme dhe nuk priten përmbytje të tjera në ditën e nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 24 °C

në vendet e ulëta: 16 / 25 °C

në vendet malore: 9 / 22 °C.

ERA

Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25) era pritet të fryjë e lehtë.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e martë, dt.24) dhe nesër (e mërkurë, dt.25) pritet niveli “S’KA RREZIK”në të gjitha qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarkun Korçë pritet rrezik “I MODERUAR’’ vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Korçë (Lindje).

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303