A do ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Flet Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj i ftuar në emisionin “Real Story”,  në News 24,  foli për përpjekjet e Shqipërisë, e cila ka lobuar fuqishëm për një “PO” tek vendet anëtare të Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave. Ai pohoi se përkundër deklaratës së Presidentit të Francës të bërë sot në konferencën e përbashkët për mediat me kancelaren e Gjermanisë, Shqipëria ka shpresa për të parë një dritë në “fund të tunelit”.

Duke treguar se shumica e vendeve janë pro mbështetjes së Shqipërisë për anëtarësim, Gent Cakaj tha se Maqedonia e Veriut nuk do të  ndahet prej Shqipërisë, dhe kjo sipas tij, është vendosur në Luksemburg.

Ky është një proces që nuk varet më nga ana  e shqipërisë, por është i varur mbi debatet e brendshme ne Bashkimit Europian.Sipas Macron pa një reformim të brendshëm të Be nuk ka negocim për shtimin e vendeve që vijnë nga jashtë. Nuk është ende një përgjigje pozitive. Unë jam realist për situatën dhe nuk jam këtu të kultivojë pritej të larta . kancelaria nuk ka hequr dorë për të bindur Francën . Ekziston mundësi për një po të kushtetuar. Ne duhet të jemi realistë, sepse procesi nuk i takon Shqipërisë dhe AS Ballkanit Perëndimor. Ne jemi me një situatë që nuk mund të përcaktojmë politikat e vendeve të Europpës. Shumica e vendeve janë pro hapjes së negociatave. Propozimi për ndarjen ka dështuar që në Luksemburg. Ne po trajtohemi në mënyrë të njëjtë. Kjo tregon se dy vendet kanë plotësuar kushtet”-tha ai.