TË FUNDIT

A do të arrihet një marrëveshje tregtare mes SHBA dhe Kinës?

Zëvendëskryeministri kinez Liu He do të shkojë në Uashington për bisedimet tregtare, pas deklaratave të Shteteve të Bashkuara se janë gati të rrisin tarifat për mallrat kineze gjatë vizitës së tij.

Të premten, Shtetet e Bashkuara do të rrisin tarifat nga 10 në 25 për qind për importe kineze me vlerë 200 miliardë dollarë, sipas një njoftimi të botuar të mërkurën në Regjistrin Federal nga zyra e përfaqësuesit amerikan të tregtisë.

Rritja e tarifave hyn në fuqi në ditën e dytë të vizitës së Liu, por kjo nuk i ul shpresat për një marrëveshje për presidentin Donald Trump.

“Kina sapo na informoi se ata po vijnë në SHBA për të arritur një marrëveshje,” shruajti Trump në Twitter ditën e sotme.

Ai tha se do të ishte “i kënaqur” t’i mbante në fuqi tarifat ndaj importeve kineze dhe shtoi se Pekini gabohet nëse shpreson të negociojë më vonë për tregtinë me një administratë demokrate.

Presidenti Trump e vendosi afatin e ri të së premtes për rritjen e tarifave pas akuzave amerikane ndaj Kinës se ajo ishte tërhequr nga angazhimet e bëra gjatë disa muajsh bisedimesh për çështjet tregtare./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat