A e përkeqëson ibuprofeni Covid-19? OBSH jep përgjigjen

A mund t’ua përkeqësoj ibuprofeni sëmundjen njerëzve të prekur me Covid-19?

OBSH sqaron për të gjithë qytetarët se nuk ka rekomanduar kundër përdorimit të ibuprofenit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sqaron:

“Tani për tani, bazuar në informacionet që ka në dispozicion, OBSH-ja nuk rekomandon kundër përdorimit të ibuprofenit.

Ne jemi duke u konsultuar me mjekë që trajtojnë pacientë me COVID-19 dhe nuk jemi në dijeni për raportet e efekteve negative të ibuprofenit, përveç efekteve të ditura anësore, që e kufizojnë përdorimin e tij te njerëz të caktuar.

OBSH-ja nuk është në dijeni për të dhëna të publikuara klinike, ose të bazuara në popullsi, në lidhje me këtë çështje”.