A është ngrënia e mëngjesit gjithmonë shprehi e shëndetshme?

Screenshot_23.jpg

Sipas një hulumtimi, ngrënia e mëngjesit mund të jetë koha më e rëndësishme e ngrënies gjatë një dite, por kjo nuk i ndihmon njerëzit që të humbin peshë. Vlerësohet se njerëzit që hanë mëngjes marrin 260 kalori më shumë sesa ata që e shmangin atë.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se një mëngjes i shëndetshëm mund të jetë burim i mirë i kalciumit dhe fibrave. Përpos kësaj, ngrënia e mëngjesit e përmirëson nivelin e vëmendjes dhe koncentrimit, sidomos te fëmijët. Mëngjesi ju jep energji, siguron vlera ushqyese dhe ju bën që të mos hani më vonë kohë pas kohe.

Hulumtuesit e Universitetit të Monashit në Australi kanë zbuluar se njerëzit që hanë mëngjes marrin më shumë kalori, ndërsa ata që nuk hanë mëngjes nuk kanë pasur dëshirë më të madhe për të ngrënë gjatë pasdites. Kjo nënkupton që ata që hanë mëngjes mund të rrezikohen më tepër nga mbiepesha.

Sipas shkencëtarëve, një mëngjes i shëndetshëm duhet të përbëhet nga bizelet e pjekura, vezët, spinaqi, jogurti dhe pemët e ndryshme. Me fjalë të tjera, ngrënia e mëngjesit nuk është e dëmshme për shëndetin nëse përdoren përbërësit e duhur. Në këtë mënyrë, njerëzit mund ta shmangin edhe rrezikun e mbipeshës

 

scroll to top