TË FUNDIT

A ka frikë Basha nga koronavirusi? Ja si përgjigjet kryedemokrati

Kryeopozitari Lulzim Basha ka treguar në një lidhje me Neës24 se nuk ka frikë aspak nga koronavirusi. Gjithsesi ai shton se askush nuk duhet të jetë shumë konfident.

”Këto janë dy hapat kryesorë dhe që duhet të ketë çdo autoritet. Fund standartit të dyfishtë, jo ndryshe të flasësh dhe ndryshe të bësh.

Kam dy javë që kërkoj me ngulm, por vjen momenti që njerëzit ngopen nga fjalët. U bënë 4 ditë që tjetër gjë thuhet në TV e tjetër gjë bëhet.

Pasojat do t’i vuajnë të moshuarit dhe të rinjtë. Këtu nuk ka mirëkuptim, por ka vetëm veprim.

Ajo që më intereson është që Shqipëria mos jetë në bisht dhe është mirë të merret nga vendet që kanë respektuar të gjitha aspektet, distancimin, mbështetja ndaj ekonomisë.

Kosova ka vepruar edhe më shpejt edhe më mirë. Thirrja është nëse kemi të njëjtin fokus dhe veprim me të njëjtën energji si propaganda atëhere do të shkojë mirë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat