Prokuroria Shqiptare ka nisur një letërporosi për autoritetet greke për hetimin ndaj kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmakun, pas denoncimit nga Partia Demokratike se “ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.”
Agim Kajmaku gjithashtu i kërkohet që të depozitojë gjurmët e gishtave, ndërkohë që Prokuroria do të kërkojë nga autoritet greke nëse kanë të dhëna ose jo për Agim Kajmakun.
Sipas denoncimit të Partisë Demokratike “Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar për 5 vite në Greqi. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro nga periudha 2004 – 2016 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Greqisë, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”
Ndërkaq në një reagim publik, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka mohuar akuzat duke deklaruar se nuk ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian dhe as nga Greqia.

