fbpx

A ka raste me COVID-19 në burgje? Gjonaj tregon kush do të karantinohet në shtëpi

Ministria-e-Drejtesise-2-103-798-497-1584123967.jpg

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me situatën nga koronavirusi, ku ka thënë se nuk ka asnjë rast në burgjet shqiptare. Më tutje, ajo tregon edhe se kush do të lirohet dhe të vetëkarantinohet në shtëpi.

“Dje u miratua lirimi për të dënuarit me rrezikshmeri të ulët dhe që vuajnë nga sëmundje që krijojnë terren për prekjen nga Covid 19. Do të karantinohen në shtëpi personat e dënuar që nga data e hyrjes në burg ju ka mbetur deri në 3 vjet burgim, ata që nga data e hyrjes ju ka mbetur deri në 5 vjet burgim, por që duhet të jenë mbi 60 vjec dhe vujanë nga ndonjë sëmundje kronike. Të dyja kategorintë përftojnë vetëm nëse nuk kanë kryer krime të rënëda, pjesëmarrje në organizata kriminale etj”, sqaroi ajo.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303