fbpx

A po rrezikojmë kthim pas dhe një valë të dytë? Flet Specialistja e ISHP-së Tomnini

eugena-tomini-1-770x437.png

Shefja e shërbimit në Institutin e Shëndetit Publik Eugena Tomini ka deklaruar mbrëmjen e sotme se COVID-19 ka gjetur terren në kohën kur nuk respektohen rregullat e distancimit social.

Ajo bëri të ditur mes të tjerash se në 10 ditët e fundit, mbi 60 % e rasteve të reja me COVID-19, janë me simptoma dhe kanë nevojë për hospitalizim, pasi vuajnë kryesisht nga sëmundje kronike.

“Unë s’do e quaja valë të dytë, por një intensitet në rritje të rasteve me COVID-19. Parashikohet që strukturat kufitare do të ndjekin protokollet për rastet që vijnë qoftë nga vendet që kanë rrezikshmëri, por dhe vendet e tjera. Të gjitha strukturat shëndetësore janë në alert. Parashikojmë që strukturat kufitare do të jenë në angazhim të plotë”, tha ndër të tjera Tomnini.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303