TË FUNDIT

A rrezikohet viti akademik? Besa Shahini: Do të zëvendësohen të gjitha orët që…

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka folur sërish në lidhje me leksionet që nxënësit po marrin nga shtëpia. Ajo sërish renditi dy mënyrat për Neës24, pikërisht nëpërmjet internetit dhe nga televizioni.

“Mësuesit dhe nxënësit po merren vesh me njëri tjetrin në forma elektronike më tepër. E vetmja pengesë është se 4 ose 5 përqind të nxënësve nuk kanë internet ose nuk kanë pajisje teknologjike dhe këta nxënës po ndjekin leksionet ose mësimet në televizion. Vlerësimet bëhen nga mësuesit. Temat që janë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, do të fliten me nxënësit. Problemet i kanë ata mësues që kanë shumë nxënës, me të cilët duhet të komunikojë. Të tillë mësues e kanë të vështirë që të flas me nxënësit një më një”, tha Shahini.

Besa Shahni u shpreh se do të zëvendësohen të gjitha orët që nuk janë bërë e se nuk rrezikohet viti akademik.

“Ne gjatë kësaj periudhe po bëjmë mësim, prandaj unë mendoj se nuk kemi nevojë që të shtyjmë provimet kombëtare, por do ta shohim nëse duhet ta shtyjmë. Sido të jetë, ne po komunikojmë edhe me Ministritë e Arsimit me vende të tjera të rajonit, për të parë si do të veprojmë. Viti akademik do të mbyllet. Nuk rrezikohet viti akademik. E gjithë bota po kalon në të njëjtën fazë. Për momentin kemi planin A që deri më 3 prill nuk shkojmë në shkollë fizike, por do kemi edhe plan B, nëse duhet të shkojmë tej kësaj date. Nëse kthehemi më 6 prill, duhet të dizinfektohen shkollat, kurse nëse nuk kthehemi, kemi planin për leksione online”, u shpreh Shahini.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat