15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Abuzimi me minorenen/ Dërgohen në prokurori 3 efektivë policie në Sarandë

Tre efektivë të policisë në Sarandë janë vënë në hetim pasi kanë shpërdoruar detyrën në trajtimin e ccështjes së abuzimit me minorenen 17-vjeçare në qytetin  jugor.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme referoi materialet në Prokurori për 3 punonjës policie në Komisariatin e Sarandës për “Shpërdorim detyre”.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) pas transmetimit në TV të një emisioni, ku ka dyshime për abuzim me një minorene nga disa persona, menjëherë filloi hetimet duke konkluduar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës, në ngarkim të punonjësve të policisë:

– Komisar S.B., Shef i Seksionit të Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– N/Komisar R.I., Specialist për Dhunën në Familje dhe të Miturit, në Komisariatin e Policisë Sarandë;

– Inspektor B.N., SPZ në Komisariatin e Policisë Sarandë.

“Duke falënderuar median për denoncimin e rasteve, inkurajojmë edhe qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast kur punonjës të Policisë së Shtetit shpërdorojnë detyrën duke telefonuar falas në 0800 90 90”, deklaron Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat