fbpx

Abuzoi me vajzën e mitur, çoi në vetëvrasje gruan, ja vendimi ndaj bashkëjetuesit

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1.jpg

Ndriçim Driza, burri i cili dhunoi gruan e tij deri në vetëvrasje dhe abuzoi seksualisht me vajzën e saj të mitur ka marrë ditën e sotme masën e arrestit.

Nga Gjykatat e Shkallës së Parë Vlorë është dhënë masa e arrestit ‘Arrest me burg’ për 33-vjeçarin i cili akuzohet për veprat penale ‘Nxitje të vetëvrasjes’ dhe ‘Ngacmim seksual’.

Bëhet me dije se gjyqtarët e çështjes janë Atalanta Zeqiri dhe prokuror Saimir Smaka.

Masa është mbajtur rreth orës 10:30, ndërkohë që bëjmë me dije se Ndriçim Driza e vu në pranga 2 ditë më parë, për nxitje të vetëvrasjes ndaj bashkëjetueses, kjo e fundit ndërroi jetë një ditë më parë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303