Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka bërë deklarata të forta gjatë takimit të mbajtur sot me kryetarët e fshatrave dhe Policinë e Shtetit në kuadër të ndërgjegjësimit kundër kultivimit të bimëve narkotike.
Gjonaj ka bërë me dije se hashashi që prodhohet në Pukë dhe rrethinat e saj çohet drejt Vlorës.
Ndërkaq, ai bëri edhe një akuzë të fortë kur tha se punonjesit e administratës janë të lidhur me trafikantët.
“Jemi të gjithë së bashku për një qëllim. Të dalim nga harta e zezë për kultivimin e kanabisit. Janë marrë masa të ndryshme kur është abuzuar. Fati ynë i mirë është që shefi i policisë ka ardhur këtu me në për zgjidhjen e këtij problemi shqetësues te ne. Njerëzit tanë po helmojnë veten. Sot e dinë se ca bëhet në zonat respektove.
Do përpiqem për të realizuar këtë objektiv madhor. Hashashi që prodhohet këtu cohet në Vlorë. Në Pukë kalojnë fuoristrada si në Nju Jork. Punonjësit e administratës të lidhur me trafikantët. Të dalim nga harta e vendeve ku kultivohet kanabis. Trafikantët me makina luksoze s’na poshtërojnë dot”- tha ai.

