Rusia nisi sot ndërhyrjen ushtarake ndaj Ukrainës duke lënë disa të vdekur dhe disa të plagosur. Lidhur me sulmin, ka ardhur dhe reagimi i Kryeministrit Edi Rama i cili shkruan se Shqipëria bashkohet me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e agresionit rus.
“Ne bashkohemi me NATO dhe aleatët e BE në dënimin e ashpër të agresionit të Rusisë. Mendimet tona janë me popullin ukrainas”, shkruan Rama në një postim në Twitter.

