fbpx

Ahmetaj flet për një paketë të dytë ekonomike

ahmetaj.gif

Koordinatori për situatën e Emergjencës, Arben Ahmetaj, është sonte i ftuar në emisionin “Opinion” dhe po flet në lidhje me masat ekonomike për për përballuar krizën e krijuar nga covid-19.

Ahmetaj tha se brenda institucioneve qeveritare është duke u diskutuar paketa e dytë ekonomike. Në këtë paketë do të synohet të prëfshihen disa kategori, që janë lënë jashtë në paketën e parë.

“Është duke u diskuuar. Po diskutohet me detaje mundësia, burimet, por sigurisht që është dinamike”, tha Ahmetaj i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu se kur parashikohet të konkretizohet kjo paketë.

Ahmetaj tha në studion e “Opinion” që mes kategorive që po shihen për t’u përfshirë në paketën e dytë, janë prindërit që duhet të punojnë, por kanë fëmijë të vegjël dhe nuk kanë mundësinë t’i dërgojnë në kopshte apo shkolla, punonjësit e shkurtuar nga sipërmarrjet e mëdha private, apo dhe biznese të lejuara për të punuar, por që realisht nuk funksionojnë dhe nuk gjenerojnë të ardhura.

“Por një gjë po ju them. Sot është data e fundit që mendohet që këtu do jetë informacioni i fundit bazë që do merret për listëpagesat”, tha Ahmetaj duke iu referuar deklaratave të bizneseve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303