fbpx

Ahmetaj në Laç: 524 apartamente për qytetarët që humbën shtëpitë/ Kur pritet të përfundojë “Zona 1”

Teksa vijojnë ndërtimet për banesat e dëmtuara nga tërmeti, këtë të dielë, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj është ndalur në Laç.

Në këtë zonë vijon puna për kantierin e ndërtimit të lagjes së re, ku pritet të ndërtohen 524 apartamente.

Ahmetaj theksoi se në mars pritet edhe përfundimi i zonës 1 brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë do të ndërtohet zona.

“Jemi këtu në kantierin e ndërtimit të lagjes së re, një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve evropiane. Në mars parashikohet përfundimi Zonës 1 të banimit brenda projektit dhe në 3-4 muajt e tjerë edhe Zona 2, të cilat do t’i japin jo vetëm zgjidhje optimale hallit të familjeve që humbën shtëpinë e vjetër, por edhe një shëmbëlltyrë të re Laçit”,- tha Ahmetaj.