“Ai e ka armën në shtëpi”, pas denoncimit policia vë në pranga 50 vjeçarin, ja ç’iu gjet tjetër në banesë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 50-vjeçar nga Kamza, pasi i është gjetur një armë zjarri, të cilën e mbante pa leje.

Blutë sqarojnë se i arrestuari është 50-vjeçari me iniciale I. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij nga policia, është sekuestruar një armë armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje falë bashkëpunimit me qytetarët.

Finalizohet operacioni “Paskuqani”.

Vihet në pranga një 50-vjeçar.

Sekeustrohet një armë zjarri dhe 14 fishekë luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, Kamëz, në kuadër të kontrolleve  për kapjen e perosnave në kërkim, apo atyre që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, pas informacionit të marrë se në Paskuqan 1, një 50-vjeçar mbante armë në banesë , kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paskuqani”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. D.,  50 vjeç, banues në Paskuqan 1 Kamëz Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri pushkë model 63, një krehër fishekësh dhe 14 fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.