29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ajo çfarë nuk dini për rrjetën e merimangës…

spot_img

Me siguri e dini se merimangat tjerrin rrjetë. Por ndoshta nuk e dini se nga se përbëhen këto rrjeta… E pra mësojeni, merimangat tjerrin rrjeta prej mëndafshi të cilat shërbejnë për të kapur prenë. Gjithashtu duhet të dini se rrjetat e merimangës janë kaq të forta saqë mund të ngecin edhe lakuriq nate dhe zogj të vegjël në fluturim!

Ndonëse e vështirë për ta besuar, mëndafshi i merimangës është më i fortë se çeliku. Plus, është i lehtë dhe shumë fleksibël. Shkencëtarët besojnë se një ditë ai mund të përdoret për të prodhuar të gjitha llojet e produkteve të përparuara, deri në zëvendësimin e kabllove të çelikut apo edhe të armaturës së lehtë për ushtarët. Në fakt, armatura e sotme e trupit të përdorur nga ushtarët mund të jetë mjaft e rëndë dhe gjithashtu nuk është shumë fleksibël. Kjo armaturë trupi fleksibël dhe e lehtë, e bërë nga mëndafshi i merimangës, mund ta lehtësojë punën e një ushtari dhe ta bëjë më të rehatshme.

Por, për fat të keq, mëndafshi i merimangës nuk është i lehtë për t’u siguruar. Nëse krimbat e mëndafshit mund të kultivohen për të prodhuar sasi të mëdha të mëndafshit për pëlhura, merimangat nuk kanë tendencë të shkojnë mirë me njëra-tjetrën dhe nuk mund të kultivohen në të njëjtën mënyrë.

Ndërkohë shkencëtarët besojnë se mund t’i modifikojnë gjenetikisht krimbat e mëndafshit për të prodhuar një lloj të ri mëndafshi, që është një përzierje e mëndafshit të krimbave dhe të merimangës, duke rezultuar po aq i fortë dhe i pastër njësoj si ai i merimangës.

Nëse shkencëtarët do të kenë sukses, nuk na shkon dot mendja se ku mund të aplikohet ky mëndafsh i ri super-fortë!

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat