Turistja Michel Nin 31 vjeç ka ndërruar jetë ditën e sotme në spitalin e Traumës. Ajo së bashku me bashkëjetuesin e saj, Nimrod Shwartz 42 vjeç, u përfshinë në një aksident një ditë më parë, ku mjeti me të cilin ata po udhëtonin motoçikletë tip “Honda”, u përplas me automjetin tip “Toyota”. Përplasja ka rezultuar fatale për 31-vjeçaren, e cila nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të marra.
Gjithashtu, bëhet e ditur se uniformat blu kanë arrestuar 42 vjeçarin Nimrod Shwartz dhe drejtuesin e mjetit tjetër F.M., 30 vjeç. Ka qenë një manovër e gabuar e turistit izraelit ç’ka ka shkaktuar edhe aksidentin.
Mbi ta rëndon akuza për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

