fbpx

Aksident i fortë në Përrenjas, shkërmoqen dy makina, ka të plagosur

23a2c4e2af88eee4d6297234fe7301fb_L.jpg

Dy makina janë përplasur ditën e sotme në Përrenjas, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në mesditë, ku të lënduar janë dy maqedonas.

Makinat janë përplasur dhe shkërmoqur me njëra tjetrën dhe njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.

Policia mbërriti menjëherë në vendndodhje, ku po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Nga ana tjetër, ambulanca dërgoi të lënduarit në spital./real-news.tv

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303