Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të luginës së Valbonës. Sipas të dhënave paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Për pasojë kanë mbetur të lënduar pesë persona. Të aksidentuarit janë transportuar për në spital.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

