Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Thumanë Krujë. Sipas informacioneve paraprake mendohet se një prej të përfshirëve në aksident ka mbetur i vdekur. Ende nuk është konfirmuar dhe nuk dihen akoma shkaqet e këtij aksidenti.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

