Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës. Dy automjete janë përplasur fort me njëra-tjetrën dhe për pasojë ka ngelur e plagosur një grua.

E plagosura është dërguar menjëherë në spital. Sipas burimeve bëhet e ditur se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën.