Një aksident rrugor ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Elbasanit, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në aksin Elbasan-Metalurgji.
Thuhet se dy makina janë përplasur me njëra tjetrën dhe fatmirësisht të gjithë të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji, është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Sh., banues në fshatin Mengël Elbasan, me mjetin tip “Cintroen”, dh si pasojë janë lënduar drejtuesja e mjetit Cintroen dhe tre pasagjrët e mjetit benz,të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit”-njofton policia.

