fbpx

Aksident i rëndë në Elbasan, makina zë poshtë turisten izraelite

Screenshot_1-53.png

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e dy turistëve izraelitë ka ndodhur sot në unazën jugore të Elbasanit.

Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet se çifti izraelit ka qenë duke udhëtuar më një motor me targa rumune  dhe në rrethana ende të paqarta janë përplasur me një autoveturë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14.15, në Elbasan,  mjeti tip “Toyota” me drejtues shtetasin F. P, banues në Elbasan,  është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin B.U, banues në Elbasan. Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip “Honda”  me drejtues shtetasin N.S.,  banues në Izrael,  i cili si pasojë e përfshirjen në përplasje është dëmtuar vetë dhe pasagjerja  shtetësia M.N., me banim në Izrael, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Elbasan, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303