fbpx

Aksident i rëndë në Fier, dy shoferët përfundojnë në spital

aksident5-1.jpg

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në lagjen “Afrimi i Ri” në Fier, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se një mjet tip “Ford” është përplasur me një “Skoda”, ndërsa si pasojë e aksidentit janë lënduar dy shoferët, përkatësisht shtetasit me inicialet A.Xh., dhe M.F.

Aktualisht ata ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303