Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz, ku ka mbetur një person i plagosur.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Silvio Berluskoni”.
Raportohet se i lënduari ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe më pas është përplasur me një shtyllë elektrike në Kamëz.
Mësohet se ai është transportuar në gjendje të rënë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

