Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në Lezhë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku një automjet është përplasur me një motor.
Bëhet me dije se është aksidentuar rëndë drejtuesi i motorit.
Ai ndodhet në gjendje të rëndë për jetë dhe menjëherë është dërguar për në spital.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti. /real-news.tv

