Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në afërsi të “Kryqëzimit të Shënkollit” në Lezhë.
Bëhet me dije se një kamionçinë është përplasur me një makinë, ku thuhet se ka 4 të plagosur.
Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa policia është nisur drejt vendit të ngjarjes.

