Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në autostradën Lushnje-Fier. Raportohet se një automjet me dy persona brenda ka dalë nga rruga, ku drejtuesi i ‘Audit’ ka mbetur i plagosur. Nga ana tjetër, pasagjeri 37-vjeçar ka ndërruar jetë në spital.
Menjëherë mbërriti ambulanca në vendngjarje, ku transportoi dy të lënduarit drejt Spitalit të Lushnjes. Drejtuesi i makinës ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Nga ana tjetër, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv

