Aksident i rëndë në Patos, ka të vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku një 46-vjeçar ka përplasur për vdekje një grua.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”.

Autori i aksidentit tragjik po ngiste një makinë tip “Ford”, ku ka shtypur një grua 49 vjeçe, banuese në Lalar.

Ajo ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar autorin./real-news.tv