Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, ka të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak momente më parë në rrugën e Kombit.

Raportohet se nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërkohë dy të tjerë janë lënduar.

Tre personat kanë qenë duke udhëtuar së bashku me një makinë tipit ‘Opel’, ku më pas automjeti ka dalë nga rruga.

Policia dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendngjarje./real-news.tv