Aksident i rëndë, vdes këmbësorja 35-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçareje ka ndodhur në në afërsi të fshatit Varibop në Fier. 35-vjeçarja është përplasur nga një makinë teksa ecte në këmbë.
Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë. Automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E.A, 46 vjeç, banues në Tiranë, ka aksidentuar me pasojë vdekje 35 vjeçaren E.K.(këmbësore).
Është bërë shoqërimi në Komisariatin e Policisë Fier i shtetasit E.A dhe po kryen veprimet procedurale.