TË FUNDIT

Aksident i tmerrshëm te ‘Kthesa e Kamzës’, kamioni ndan në dysh makinën

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Kamzës në Tiranë. Të paktën katër makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Në aksident janë përfshirë në aksident, një kamion i cili është përmbysur, një makina e kuq e cila është ndarë më dysh, dhe dy makina të tjera të cilat shihen të kenë dëmtime më të vogla.

Nga terreni raportohet se automjeti është futur poshtë kamionit, arsye për të cilën ajo është ndarë më dysh. Shoferi ka mundur të dalë vet nga makina, duke shpëtuar.

Një aksident që nga pamjet jep një situatë mjaft të rendë, por që fatmirësisht ka shënuar vetëm dy persona të lënduar, dhe asnjë viktimë.

Detaje të tjera pritet të jepen nga policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat