Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në Vajkan të Fierit. Një automjet ka përplasur një burrë i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Si pasojë e aksidentiti ka mbetur i vdekur drejtuesi i biçikletës i identifikuar si Shpëtim Isufaj, 63 vjeç. Automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë personin të vdekur në vend.
Ndërkohë që policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë ngjarje të rëndë

