Aksident në aksin Tiranë-Durrës, rëndohet trafiku në rrugë

Një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës paraditen e kësaj të marte. Sipas të dhënave që disponon Top Channel, automjeti tip audi me targa AA 467 PC, është përplasur me automjetin tip peugeot.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Si pasojë e përplasjes së dy automjete, është shkaktuar trafik i rënduar në rrugë. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident.