Një tjetër aksident ka ndodhur në aksin Durrës-Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësorë. Kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, ndërsa 20-vjeçari me iniciale, I.S., i cili po drejtonte mjetin është shoqëuar në Polici.
Durrës/Informacion paraprak
Me datë 25.09.2021, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë, një mjet me drejtues shtetasin I. S., 20 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore ende të paidentifikuar e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

